Vetura

Më shumë së 50 mijë automjete nuk janë regjistruar që prej kur Kosova po përballet me pandeminë globale COVID-19

Mbi 50 mijë automjete nuk janë regjistruar gjatë kohës që kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19 dhe kjo ka goditur rëndë kompanitë e sigurimeve, thonë zyrtarë të këtyre kompanive. Vetëm gjatë muajit mars dhe prill shitja e policave (sigurimi i detyrueshëm për automjete) ka rënë për 50 për qind krahasuar me muajt paraprak. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku tha për Radion Evropa e Lirë se pandemia koronavirusit ka sjell vështirësi të mëdha në operim, por problemet më të mëdha janë shfaqur në aspektin financiar. Derisa kompanitë e sigurimeve nuk kanë arritur të shesin policat e sigurimeve, ata kanë qenë të detyruar të mbulojnë dëmet. Mazreku shton se vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, vlera e dëmeve të paguar nga kompanitë e sigurimeve është mbi 13 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …