Brickos

Me simpoziumin shkencor të shëndetësisë që u mbajt sot, mbyllet java e shëndetësisë ferizajase

Amfiteatri “Hyzri Varoshi” në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ishte përplot sot, në Ditën e Shëndetësisë ferizajase e që me këtë rast u mbajt simpoziumi  i shëndetësisë ferizajase me moton “Me shnet 150 vjet – Bashkë për shëndetësinë që duam”, ku në mesin e qindra mjekëve të shquar, drejtuesve të institucioneve shëndetësore të tri niveleve, punonjësve shëndetësor, shpreha falënderimin e mirënjohjen e përzemërt, për angazhimin e misionin e tyre human, përgjatë gjithë etapave të historisë sonë, kulmuar me sakrificat e detyrën fisnike, atdhedashëse të mjekëve të luftës që shërbyen në Spitalin shpellë, për të themeluar në gjurmën e saj, Spitalin Rajonal të Ferizaj, pas çlirimit. Të gjithë mantelbardhëve, urime Dita e Shëndetësisë ferizajase!

May be an image of 1 person, standing, crowd, office and text

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …