Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin nga Gjykata e Lartë, SPAK-u është i detyruar të merret me hetimin e çështjes

Kreu i SPAK-ut, në Shqipëri, Altin Dumani, në një takim me gazetarët, ka dhënë përgjigje lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë, që çështjen e 21 janarit ta hetojë Prokuroria e Posaçme si dhe për çështjen për të cilën, Sali Berisha mbahet nën masën “arrest shtëpie. Për çështjen e 12 janarit, Dumani ka thënë se materialet po depozitohen dhe do të koordinohet me Prokurorinë e Tiranës. Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës”, mësohet të ketë thënë Dumani. Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin nga Gjykata e Lartë, SPAK është i detyruar të merret me hetimin e çështjes. Lidhur me çështjen “Partizani”, për të cilën mbahet në “arrest shtëpie” lideri i opozitës dhe dhëndri i tij, Dmani ka thënë se dosja do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht. Sipas TIJ janë grumbulluar të gjitha provat e ndërsa pyetjes nëse ndaj Berishës ka hetim pasuror, Dumani i është përgjigjur  se janë janë bërë hetime lidhur me prejardhjen e pasurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …