leoni

Coronavirus Kinë

Disa medie shtrojnë pyetjen nëse Kina duhet të paguajë nga coronavirusi

Medie të fuqishme ndërkombëtare shkruajnë se Kina duhet të paguaj për dëmin e shkaktuar nga virusi KOVID-19. Në një artikull të saj, gazeta autoritative e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Uashington Post” ka shkruar se laboratorët në Wuhan kanë realizuar hulumtime viruset korona në lakuriqë dhe situata mund të ju ketë dal nga kontrolli. Zyrtarët e Ambasadës së ShBA paralajmëruan në janar 2018 në lidhje me sigurinë e pamjaftueshme në laboratorin e Institutit të Virologjisë Wuhan dhe kaluan informacionin në lidhje me shkencëtarët që kryejnë kërkime të rrezikshme për koronavirusin tek lakuriqët, shkruan gazeta “Uashington Post”. Edhe gazeta tjetër autoritative gjermane, “Bild” ka shtruar pyetjen nëse Kina duhet të paguajë për dëmin masiv ekonomik që virusi i koronës po i shkakton botës? Para Koronës, Kina njihej si një shtet mbikëqyrjeje. Tani, Kina njihet si një shtet mbikëqyrës që infektoi botën me një sëmundje vdekjeprurëse. Tani, Kina njihet si një shtet mbikëqyrës që infektoi botën me një sëmundje vdekjeprurëse, shkruan në mes tjerash në artikullin e gazetës “Bild” drejtuar presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …