Ministria e Mbrojtjes pritet që të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Mehaj: Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ndërhyjë nëse kërkohet intervenimi i saj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ndërhyjë nëse kërkohet intervenimi i saj. Ai ka njoftuar se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. “Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …