leoni

Posta e Kosovës ka emërtuar pullën postare me portretet e heronjve ë kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies

Mehmet Bislimi: Afrim Zhitiu dhe Fahri Fazliu, kujtim e mos harrim në 34- vjetorin e rënies së tyre heroike

Sa herë që vjen nëntori, malli më rendon si guri në zemër, dhe datat me ngatërrohen! Janari i kuq i Jusufit, Bardhit, Kadriut, Nuhiut… marsi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, mars- prilli i përgjakshëm i demonstratave gjithë popullore te vitit 1981, 1989, 1990… prilli i Fadilit, maji i Tahirit, shtatori i Fehmiut dhe Xheves e kështu me radhë. Ky hark i përgjakjeve tona shekullore nga nëntori në nëntor, lidhur me zinxhirët e Zahirit, Edmondit, Hakifit, Luanit… përjetësohet kurora e Ushtrisë sonë Çlirimtare mbi kreshtat e Kosovës gjithandej, që i dha kuptim jetës, qiellit dhe diellit tonë.

 Po, vëlla Afrim po, bijtë e Kosovës hallemadhe kane lidhur datat, muajt, vitet, dhe për secilën ditë kanë thurur nga një kurore lulesh te kuqe si gjaku, për t’i hedhur ato ne themelet e lirisë, për t’i hedhur ato në rrugët e lavdishme të Ushtrisë sonë Çlirimtare e cila bëri shumë që aspiratat tona të kamotshme, një dite te bëheshin realitet.

 Këtu e 34 vite me parë, me 2 nëntor 1989, ranë heroikisht trimat e shqiptarisë: Afrim Zhitiu dhe Fahri Fazliu. Jeta është e tillë, dhe si e tillë na mëson së tani më rrëfimi i një historie rutinë për ata që tashme kanë kaluar pragun e legjendës, sikur ka tejkaluar përmasat e një cikli rrethor të vetës së tretë, së: Ata ishte trima, së ata trima u linden këtu, u rrit atje, së kanë mbaruar atë shkollë, se kanë rënë në burg, së kanë luftuar kundër pushtuesit, duke rënë në altarin e lirisë së atdheut etj… Dhe kështu disi do të rrëfehej nga pak, histori nga ne të gjallët, për ata që nuk janë më në mesin tonë. Në mënyrë që në më pastaj, të shtrohemi sa gjere e gjatë pranë tryezës së madhe të ambicieve tona personale, me egot makute për ngopjen e ndjenjave te pangopshme, rënë pre e instinktit të ulët e kaq primitive.

 Një kujtim i paharruar.

 Mendoj se është obligim yni moral të mos i marrim me vete kujtimet për shokët e rënë. Të gjithë ju që keni njohur, takuar apo vepruar së afërmi sa do pak me ata, që u sakrifikuan për liri, lini kujtimet tuaja te shkruara, por të pa ekzagjeruar.

“Ishte i ri, kur e sollën ne burgun famëkeq “Zabela” te Pozharevcit. E kishin arrestuar e dënuar se bashku me disa shokë të tij, duke qenë në shërbim ushtarak të asaj kohe të ish Jugosllavisë. Pas shumë hetimesh e torturash e kishin dënuar me burg të rëndë. Ai ishte i ri për një dënim aq të lartë prej 8 vitesh burg! Për një kohë relativisht të gjatë, ishim në një dhomë burgu me Afrimin, me Fadil Vaten pastaj me Sabit Veselin etj. Të habiste zgjuarsia e Afrimit. Ai lexonte shumë, i komentonte materialet e lexuara me shokë, ku shpaloseshin mendimet tona për çështjen e pazgjidhur te atdheut.

Afrimi ishte solidar me shokë, ishte sy pa trembur dhe përfundimisht i vendosur për t’i bartur mbi supet e tija të njoma të gjitha përgjegjësitë. Ai dhe shume shokë të tjerë, që në burg, kishin krijuar celulat e veprimit, të cilët ishin te gatshme për veprim, ende pa dalë nga aty!

 … Afrimin e kishin nxjerre në vizitë, mu në kohen kur pritej alarmi për të shënuar përvjetorin e vdekjes së diktatorit Tito. Gardiani gjatë vizitës kishte kërkuar nga Afrimi që të ndërpriste vizitën me prindër, dhe te ngrihej në këmbë, për të nderuar me heshtje përvjetorin e vdekjes së diktatorit Tito…

Afrimi ishte përgjigjur çartë dhe prerë:

”Jo gardian; unë kam vizitë familjare, dhe nuk mbajë kurrfarë zie për gjakpirësin e popullit tim!”…

 02-11-2023

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …