leoni

Luan Haradinaj

Mehmet Bislimi: LUANIT

(me rastin e përvjetorit të rënies)

 

me Shkëlzenin po rrugëtonin

nga moti në mot

përflakur në qiellin e kaltër

atdheut po i dilnin zot

rreze dielli shpërndarë

për botën liridashëse

në shtigjet e bjeshkëve shemb

mbi Shkëlzen e mbi Sharr

si shqiponja mbi shkëmb

 

lulëkuqe të këputura

nga zemra e tokës

epoka të ripërsëritura

ju

bijtë e Zaharia Gropës

Ademi

Shkëlzeni

Zahiri

Hakifi

Edi

Muji

Adriani

Luani …

 

ngjitë si degët në lis

Luan ishin

që të gjithë

 

CH-06-05-2022

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: “Vetëm dashuri” – romani që na e rrëfen dashurinë përtej klisheve

Madhështia e shkrimtarëve të mëdhenj nuk qëndron në temat e mëdha që trajtojnë, por në …