Brickos

LDK: Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare

Mehmet Musa: Janë deputetë të atdheut, apo marionetë?

Te fitosh te drejtën dhe besimin e popullit qe te jesh perfaqsues i tij nuk ka ndere me te madh; eshte krenari, kënaqesi e pergjegjesi, sepse fiton te drejten qe te jeshe kujdestare, rrogetar, sherbetor, vezhgues,i se mires dhe keqes qe i behet popullit qe i takon, te jeshe mbrojtes i qenjes njerzore, i memedheut, i fushave dhe maleve, i rrugeve, i shkollave e fakulteteve, fabrikave e uzinave, i prones e pasurise, i femijve , nxenesve, studenteve ,mesueseve e profesoreve, i puntoreve e i te papuneve, i invalideve te luftes e i familjes se deshmoreve, i varreve te tepareve e i varreve te deshmoreve, i gjuhes e flamurit,   i kufijve qe te rrethojne ,rreth e perqark shtetin e, i cdo gjeje qe eshte shqiptare!!!Pra populli ka besim ne ty sepse ti nuk e genjen,tradhton e nuk i fute thiken pas shpine.

Dhe ja deputetet e atdheut tone te shkrete;Per ti c’vlersuar vendimet historike te mbajtur me 31 dhjetor43 dhe 1 e 2 janar 1944,ne Bujan te Malësisës se Gjakoves,qe ishte garanci e kesaje konference mbledhja e Tehranit, dy Ushtrite NCL e Jugosllavise dhe e Shqiperise si dhe boshti aleat kunder fashizmit Moske-Londer-Vashington, u desht qe perdhunimisht ti detyrojne , ne muajin shkurt tevitit 1945, te shkojne per Srem brigadat e Shaban Polluzhes e kur nuk munden qe ti bindin, sepse Shabani thoshte nuk munde te shkojme me tej qe tua leme duart e lira cetnikeve e drazhisteve te prejne rob e femi ne trojet tona. Ata me hekur e zjarre e shtypën  kryengritjen e Shaban Polluzhes, dhe brigadave te tij, si dhe ti mbledhnin me dhune e forca policore te OZN-as mbi 4000 shqiptare per tçi derguar ne Tivar, vetem e vetem qe te vije dhe kaloj sa me lehte nga faktori atdhetare, mbledhja tradhtare e Prizerenit e mbajtur ne korrik te vitit 1945 ku mbi 90% e deputeteve ishin shqipfolesa por aty kishin edhe shokun Pavle Joviqeviqin.

Mbi 5 dekada populli yne perjetoi qaste nder me te veshtira qe as ne kohen e inkuizicionit s’paramendohej, pra hoqi sa gjarperi nen gure nuk hoqi. Por jo i ter populli por vetem ajo pjese e popullit qe ngrinte koke per te kerkuar, luftuar dhe per ti vene ne jete vendimet e historike te Bujanit. Tani u ndame ne dyshe dhe ne dy fronte;nje pjese qe fitoj perkohsishte dhe nje pjese qe u munden por, nuk u nenshtruan dhe gjunjuzuan gjer ne ditet e sotme! Fadil Hixha, Sinan Hasani, Ali Shukria, Kole Shiroka,Veli Deva, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi, Azem Vllasi, Husamedin Azemi, Rrahman Morina, Isa Mustafa e shum te tjere, dolen dhe kerkuan dyluftim, duke ju shpallur lufte te pa kompromis kundershtareve dhe armiqeve te satrapeve Tito .Kardel Rankoviqeve; Shyt Marecit, Hasan Remnikut Gjon Sereqit, Kadri Bebes, Ndue Pjeter Lleshit, Adem Demacit, Jusuf Gervalles, Ismail Haradinaj, Metush Krasniqit, Rexhep Males, Nuhi Berishes, Fahri Fazliut, Afrim Zhitise Ukshin Hotit etje.

Grupi qe rreshtohej pas virusit te bashkim-vllezerimit me shkije e shkina e cerrnagor, do te privilegjoheshin ne cdo drejtim,do te kishin jeten e lumtur ne jugosllavine e satrapeve Tito-Kardel-Rankoviq,ndersa grupi i dyte qe ishte i rreshtuar dhe u sherbente si busolle konferenca e Bujanit do te perballej ter jetes me internimin, burgun,vrasjet ,syrgjynosjet, rrahjet para gruas dhe femijve, izolimet dhe do te hiqnin te zite e ullirit.

Gjykatesi ishte shqipfoles,hetuesi ashtu,prokurori e gardiani shqipfoles punetoret e sigurimit shteteror dhe civil ishin shqipforesa per te gjykuar me dhjetera mijera shqiptare nga neni 131,dhe 133 per ata luftetare lirije qe i shpetojne vrasjes,e tere kjo e kasaphane behej me miratimin e” deputeteve te popullit dhe krimet kryheshin ne emer te popullit”si dhe me miratimin e heshtur te Lindjes dhe Perendimit.,

Te gjith ate sherbim qe ua kishin bere zagaret nen moten e bashkim-vllaznimit,prap shkiet dhe shkinat nuk ishin te ngopur dhe;prap permes “deputeteve te popullit”sollen 28 marsin e vitit 1989,Qeverija e Hysen Kajdomcaj dhe Isa Mustafes,Bozhoviqit e Dushan Ristiqit, prap merakosej se Kosova i kishte mare peng dy amandamente kushtetuese Serbise, dhe Serbija na ishte gjymtuar,dhe keto 2 amandamente duhet kthyer Serbis, ku dhe pas shum vrasjeve burgosjeve e sakatosjeve me 28 mars 1989 Serbija u be shtet unik(Rilindja e 28.03.89)

Serbija dhe Cerrnagora me te gjitha sherbimet qe ua bene keta sherbetore te vellazerim-bashkimit, prap nuk ishin te ngopur me kaq ,per pa i gjbie cdo bime shqiptare qe eshte mbi dhe, zagaret e tyre i shtrydhen si limonin dhe i hudhen ne shporten e mbeturinave dhe filluan   qe mbi teorine e tokes se djegur mos te lene shqiptare mbi dhe…..Por ata harruan se ne ate toke te Shqiperise natyrale ne fshatin Prekaz zoti i kish linde nje grumbull skyfterash e nje kryetrim te motit qe i thone Adem Jashari,qe neper malet e atdheut me djem trima te shqiptarise kishte formuar Ushtrine Clirimtare, dhe flake per flake do ta nxjerre nje here e pergjithmone nga vatrat tona shekullore ate bishe te eger te karpateve qe i thone Serbi…

Tani eshte hera e trete ku deputetet e popullit dhe Qeverija e Isa Mustafes e,po ati Isa Mustafa i cili ishte ne pushtet te LKJ-se kure kriminelet Nezir Sherifi e Ali Vllasi e hudhin nga kati i katert i SUP-it te Ferizajit Afrim Abazin, kur me 13 maj 1981 forcat policore nga e tere Jugosllavija mesyen Prekazin per ti vrare babe e bire Tahir e Nebih Meha, me 17 janar 1982 kur shteti dhe pushteti i tije vrete ne Gjermani Vellezerit Gervalla e Kadri Zeken, kur me 12 janar 1984 ne mes te Prishtines, ushtria dhe policia vret Rexhep Malen dhe Nuhi  Berishen, kur me 5.maj 1985 ne burgun qendrore ne Beograd (CZ)vrete Zijah Shemsiun, kure ne burgun e Pejes vret Male Morinen Xhemail Blakaj ne nentor 1986, si dhe nga torturat po ne kete vit vdes Metush Krasniqi,me 2 nentore 1989  prap ne Prishtine vriten Afrim Zhitia dhe Fahri Fazli e Bedri Sokoli , ishte ne pushtet she shtet me 28 mars1989, po mblidhen me 1 shtatore 2016 por jo me shokun Pavle por me listen Serbe,po duan qe te pajtohen me Serbi e Cerrnagore duke i falur dhurrat nje pjese te mire te bjeshkeve te Rugoves se Qele Shabanit, Zhuk Haxhise, Jashar Haxhes!!!

Nga nje shtatori e deri sot populli yne pret ne ankth se deri kure do ti lejohet keti Isa Mustafe dhe shokeve te tij keto pazarlleqe taman sikur ato te Esat Pashes?Duke shkelur mbi gjakun mundin dhe varret e dshmoreve te atdheut.

Te gënjesh dhe mashtrosh popullin fukara se kusht per liberalizim vizash eshte miratimi e demarkimit me Malin e Zi, eshte krim psikologjik qe i shkoktohet ketij populli, neper shekuj,  por tani nga pjella bastarde e tij…

Ndersa mesazhi me i mire per kete pjelle te ndyte eshte ai i Lulezim Jasharit me rastin e pervjetorit te 19-te, te epopese se lavdishme te UCK-se.  

7 mars 2017

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …