Analisti i sigurisë, publicisti dhe luftëtari i lirisë, Faton Mehmetaj në një intervistë për TV- Dielli ka thënë se Kosova ka kaluar në situata tejet të rënda e të vështira që nga viti 2000 e këndej. I pyetur për arrestimin e Ramush Haradinajt, Mehmetaj thotë se ka qenë një nga figurat kyçe, njëri nga liderët më transparent, një figurë unifikuese sa i përket shtet ndërtimit të Kosovës. Ramushi është personaliteti politik më i dëmtuari në Kosovë sa i përket zhvillimeve politike si lider. Ka kaluar dy gjykime, të padrejta që kanë qenë kryekëput dënime të improvizuara nga shërbimet sekrete serbe, nga inteligjenca më e lartë e shërbimeve serbe e ruse, e cila ka shkuar deri në atë pikë sa po bën përpjekje t’ia shkatërrojë komplet karrierën e tij. Por ai me një stoicizëm të pashoq i ka kaluar këto sfida. Rasti i fundit i arrestimit me 4 janar 2017, është më shumë politik sesa që ka të bëjë me listën e Serbisë. Është për keqardhje por më duhet ta them se ndalesa e Ramushit korrespondon me përafrimin e Edi Ramës, dhe kryetarit Thaçi me strukturat politike të Serbisë. Përmes këtij rasti Serbia dëshiron që të tërheq një paralele të caktuar për ta testuar funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …