Melihate Tërmkolli: Krejt cka po bën qeveria është veç ”Biznes Covid’19”, turp i madh!

Melihate Tërmkolli: Turpi ka emër e mbiemër, si për kryetaren, Vjosa Osmani, ashtu edhe për kryeministrin, Albin Kurti

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka folur me rastin e fillimit të gjykimit në Hagë të krerëve të UÇK-së. Ajo ka thënë se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Gjykatën Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave. Ajo ka kritikuar kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që s’e kanë thënë asnjë fjalë. Po të ishte gjallë presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!  Tani snjë fjalë nga presidentja. Asnjë fjalë nga kryeministri! Ku po jetojnë përfaqësuesit më  të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?! Presidentja u mor me  plotësimin e ‘stafit’ të saj, ndërsa kryeministri dhe ndihmësit e tij me ‘Zajedenicën’! Turpi ka emër e mbiemër! Dhe jo vetëm turpi!”, ka shkruar  Melihate Tërmokolli.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …