leoni

Meliza Haradinaj – Stublla: Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik i vendit tonë

Meliza Haradinaj – Stublla: Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik i vendit tonë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike, shumë miqësore, me Ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Ebrahim Al Hashimy. Shefja e diplomacisë kosovare bëri të ditur se gjatë kësaj bisede është diskutuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Emirateve, përmes implementimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik si edhe projekteve të investimit. “Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik, që do të zbulojë potencialin e vendit e rinisë sonë të mrekullueshme, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shkëmbime në fusha të interesit të përbashkët”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla. Sipas saj, këtë potencial Kosova synon ta kapitalizojë përmes pjesëmarrjes në ngjarjen më spektakolare të shekullit “Dubai Expo 2020”, thuhet në njoftimin për media. Haradinaj-Stublla dhe Ministrja Al Hashimy kanë biseduar edhe për zhvillimet politike rajonale. Me këtë rast, shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë faktor paqeje e stabilitetin në rajonet respektive, së fundi duke jetësuar marrëdhëniet me Shtetin e Izraelit përmes angazhimit të përbashkët me partnerin e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …