Gjermania dhe Franca

Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe vazhdimin e dialogut

Për derisa Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me numërimin e votave nga diaspora dhe ato me kusht, nga vendet e shumta evropiane kanë kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve drejtuese të vendit. Së fundi, ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve derisa ka deklaruar se Gjermania bënë thirrje për një formim sa më të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të vendit. Tutje ambasadori thotë se Gjermania dhe Franca do të mbështesin vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Rohde shton tutje se do të mbështesin një agjendë ambicioze të reformave duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …