Meliza Haradinaj-Stublla jep dorëheqje nga pozita e ministres së Jashtme dhe nga të gjitha funksionet në AAK

Meliza Haradinaj-Stublla jep dorëheqje nga pozita e ministres së Jashtme dhe nga të gjitha funksionet në AAK

Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pas skandalit lidhur me votat në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në një postim ajo ka thënë se jep dorëheqje për shkak se ndodhet “në një skemë piramidale të njollosjes, linçimit, presionit, manipulimit e shantazhit”. Haradinaj-Stublla ka theksuar se nuk është sekret që AAK-ja nuk ka qenë favorit për t’i fituar zgjedhjet dhe se ky fakt “ka alarmuar disa që mbijetesën politike e kanë luftë për ekzistencë”. Ajo ka thënë se nuk ka pritur që ndonjëherë do të largohet nga kjo parti, por ka theksuar se kjo po ndodh për shkak të prezencës toksike të disa njerëzve që AAK-në po e bëjnë të pareformueshme. Ajo ka shtuar se kërkon që Prokuroria të ndriçojë sa më parë rastin, teksa e ka quajtur inskenim një video në të cilën pretendohej për mashtrime të kryera nga bashkëshorti i saj.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …