Memli Krasniqi: 20 vite me radhë, PDK dhe Drenasi kanë rrugëtuar bashkë, në ditë të mira dhe të vështira

Memli Krasniqi e prezanton kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm të Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, ku në stadiumin e qytetit, “Rexhep Rexhepi”, ka prezantuar kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Krasniqi tha se për 20 vite me radhë, PDK dhe Drenasi kanë rrugëtuar bashkë, në ditë të mira, e në ditë të vështira, por kurrë nuk janë ndalur. Lideri i opozitës tha se me qeverisjen e kësaj partie, Drenasi që ndodhet në zemër të Kosovës ka përjetuar zhvillim të hovshëm e transformim për të vazhduar me sukses rritjen e perspektivës ekonomike për të gjithë qytetarët. Ai ka folur në Drenas edhe për profilin e kryetarit Ramiz Lladroci që e kanë vlerësuar të gjitha instancat mbikqyrëse të qeverisjes lokale, por edhe për dimensionin kombëtar e kontributin e tij dhe familjes së tij për çlirim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …