Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Memli Krasniqi: Albin Kurti, është i pari që duhet të heqë dorë nga statusi i veteranit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i pari që duhet të heq dorë nga statusi i veteranit, pasi  gjatë luftës nuk ka pasur një pushkë  në dorë.  Nuk është normale ta konsiderojë  vetën veteran-luftëtarë kryeministri i Kosovës. Ai është i pari që duhet të japë shembull. Ai duhet të  thotë  unë e kam dhënë një kontribut por s’jam veteran. Sepse veteran është ai që ka kapur pushkën në dorë. Nuk ka drejtë me marrë përfitime Albin Kurti edhe sikur të ishte veteran sepse ka rrogë. Nuk e marrin krejt veteranët kompensim, vetëm ata që s’kanë punë”, tha Krasniqi. Kam nderin jetësor me qenë kryetar i partisë që e ka jo vetëm në ADN Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por është edhe në kuptimin legal e formal të fjalës, është pasuese e drejtorisë politike të UÇK-së”, ka saktësuar, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …