Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ai në një postim të tij ka njoftuar se me Sarrazin kanë diskutuar për propozimin evropian. Ai tha se e ka “ripërsëritur qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që kanë në raport me këtë propozim, që është i pamjaftueshëm për Kosovën”. Unë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Fatkeqësisht, si pasojë e kokëfortësisë së tij dhe mos koordinimit me aleatët tanë, Kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut – duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore”, ka shkruar, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …