leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të lejojmë blerjen e IPKO-s nga Serbia, është kërcënim serioz që mund t’i bëhet vendit

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Memli Krasniqi ka akuzuar bordin e ARKEP-it që asnjë hap dhe asgjë zyrtarisht nuk ka vepruar për ta parandaluar shitjen e IPKO-s Serbisë, që është një kërcënim serioz që mund t’i bëhet vendit. Ai ka cilësuar këtë proces si një prej problemeve më të mëdha që po i shfaqet Kosovës që nga pas lufta. “Ju jeni takuar me kryeministrin vetëm pasi ai ka shprehur interesim. Bash asgjë s’jeni duke bërë në këtë drejtim ose s’keni marrë asnjë hap. Keni pas të drejtë të ftoni edhe IPKO-në për këtë pasi po besoj edhe janë të obliguar t’ju raportojnë. Kështu që ju edhe nuk guxoni të votoni pro shitjes së IPKO-s Serbisë. Ju edhe të votoni, ne do ta shfuqizojmë atë vendim. Sepse ju jeni bord i votuar nga Kuvendi”, tha Krasniqi gjatë raportimit të bordit të ARKEP në Komisionin Parlamentar për Ekonomi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …