Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti, nënshkroi marrëveshjen të cilën e quante të turpshme e të dëmshme, kur ishte në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti në Bruksel nënshkroi marrëveshjen të cilën e quante të turpshme e të dëmshme sa ishte në opozitë. Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e njëjtë me atë të nënshkruar në vitin 2016 nga Isa Mustafa. “I kemi vëzhguar me kujdes veprimet e kryeministrit dhe të qeverisë, para dy javësh kryeministri në seancën të Parlamentit me një pompozitet njoftoi se kishte marrë veprime për të cilat ne në një formë ose tjetër i dhamë të drejtë në kuptimin kushtetues dhe institucional, pra vendimin për reciprocitetin me Serbinë. Na i shfaqi në mënyrë pompoze edhe disa tabela se si do duken në mënyrë provuese dhe tha se këto tabela do të zgjasin, por ato tabela zgjatën vetëm dhjetë ditë dhe pas dhjetë ditësh ose më pak ai u tërhoq nga vendimi i cili ishte vendim sovran dhe i drejt për tu kthyer në marrëveshje të cilën Isa Mustafa e kishte nënshkruar në vitin 2016 dhe ajo marrëveshje ishte derivat i marrëveshjes së vitit 2011, të cilën Vetëvendosje e kishte quajtur të turpshme, të dëmshme edhe të gabuara” tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …