Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi: Rinia, ambasadorja e mesazhit tonë shprehen me moton se, “Kosova mundet ma mirë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor me rininë tha se vizioni i PDK-së për një Kosovë më të mirë, nuk mund të realizohet angazhimin e Rinisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi është shprehur se rinia është bartëse e shpresës për një të ardhme më me perspektivë.

“Jini ambasadorët e mesazhit tonë, kampionët e çështjes sonë dhe udhëheqësit e ekipit tonë. Teksa shikoj përreth kësaj salle, unë shoh të ardhmen e Kosovës. Shoh udhëheqës, aktivistë dhe nismëtarë të ndryshimit. Shoh shpresë, qëndrueshmëri dhe vendosmëri.  Prandaj, le të ecim përpara të gjithë së bashku me besim dhe qëllim. Çdo arritje e madhe fillon me një ëndërr, por realizohet nëpërmes veprimit. Ëndërroni shumë, punoni fort dhe kurrë mos humbisni besimin në fuqinë e potencialit tuaj. Kosova ka nevojë për ju, sepse, me ju, Kosova mundet ma mirë”, tha ai.

Krasniqi theksoi se vizioni i PDK-së është i guximshëm dhe transformues, që i prin në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, një udhëheqës që kupton sfidat me të cilat qytetarët përballen.

“Ju e dini e sfidat mund të jenë diçka e re dhe e papërballueshme për secilën parti tjetër, mirëpo jo për Partinë Demokratike të Kosovës. Ne kemi lindur në sfida e kohë të vështira. Por, ADN-ja jonë nuk ka të bëjë me dorëzimin para tyre, por me ngadhënjimin dhe fitoren ndaj tyre.  Sot, si shtet dhe shoqëri ne qëndrojmë në një udhëkryq, ku zgjedhjet që bëjmë do të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë. Dhe nuk kam asnjë dyshim se ju, rinia jonë, do të na prini në rrugën e duhur”, shtoi Krasniqi.

Lideri i PDK-së tha se ëndrra për Kosovën ekonomikisht të zhvilluar, unitare dhe jo përçarëse, globalisht të integruar, anëtare të BE-së dhe NATO-s është një qëllim që brezat duhet ta arrijnë se bashku.

“Ne jemi të përkushtuar për të ju fuqizuar ju në çdo hap të rrugës. Në këtë drejtim, tashmë ju keni edhe Kryetaren e Rinisë Demokratike të Kosovës si kandidate për deputete. Mbështetja për të, është mbështetje për vetveten tuaj, sepse, mbi të gjitha, Arbnora do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat tuaja në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

Në anën tjetër, kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se plot me energji e forcë për t’i thyer barrierat, për t’i shtyrë kufijtë e së mundshmes dhe për ta sfiduar Status Quo-në ishin edhe të rinjtë tanë.

“Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve, që krijon vende pune, forcon arsimin dhe garanton drejtësi për të gjithë. Dhe, demokratët e rinj, të palodhur në punë e të pandalshëm në terren, çdo ditë po e shpërndajnë këtë mesazh gjithandej Kosovës”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se çdo hap që hedhin, çdo derë që trokasin dhe çdo person që bindin është një kontribut më shumë për një Kosovë që mundet ma mirë.

Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, e cila është edhe kandidate për deputete, u zotua se bashkë me të rinjtë e Kosovës, do të bëhen bashkë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …