Menderes Zeneli dhe Orhan Ibrahimi:  Sot tridhjetë e pesë vjet nga takimi me diplomatët e shtetit shqiptar 

Menderes Zeneli dhe Orhan Ibrahimi:  Sot tridhjetë e pesë vjet nga takimi me diplomatët e shtetit shqiptar 

Përkujtim i rëndësishëm

Sot tridhjetë e pesë vjet nga takimi me diplomatët e shtetit shqiptar

Me direktivë të Komitetit Drejtues të LPRK – së dhe në marrëveshje me shokët, pikrisht më 15.09. 1988 dy përfaqësues të saj u caktuan që të shkojnë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë të Austrisë , Orhan Ibrahimi e Menderes Zeneli,
të cilët zbatuan detyrat që iu ishin ngarkuar. Për këtë takim ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë i drejtohet dhe e lajmëron Ministrinë e Punëve të Jashtme, me numër protokollar 1156 të datës 15.09.1988
Njëkohësisht për shkuarjen tonë lajmërohen edhe udhëheqësia e lartë e Shtetit dhe Partisë shoku Ramiz Alia .
Takimin e parë e realizuam me Sekretarin e Parë – Ilir Çapon, ku patëm edhe një pritje të ngrohtë, vëllazërore. Ne shtruam kërkesat tona dhe synimet për çka kishim shkuar. Pra objektivi ynë kryesor ishte që Shteti Amë të kyçet drejtpërdrejtë, në aftësimin e përgaditjen ushtarake për njerzit, që do i dëgonim në Shqipëri ! Duke e parë rëndësinë dhe peshën e kërkesave tona, sekretari, na organizoi një takim të dytë me abasadorin Thanas Milo. Nga ana jonë, kërkesat janë drejtuar me shkrim, dhe të nënshkruara nga Menderes Zeneli e Orhan Ibrahimi. Kërkesat u janë drejtuar Qeverisë Shqiptare në Tiranë permes Ambasadës në Vjenë.
Edhe pse dëshira ishte e jashtëzakonshme, ne e kuptonim pozicionin neutral të shtetit Shqiptar kundruall blloqeve, ( ushtarake )që kishte ndarë botën ,ndërsa Shqipëria nuk bënte pjesë në asnjërin, kishte vështirësi të merrte një aktivitet të tillë.Me rënien e Paktit të Varshavës roli i Shqipërisë karshi çështjesë Shqiptare të pazgjidhur merr tjetër kahje. Ajo do të vejë të gjitha kapacitetet Institucionale në shërbim të çështjes kombëtare.
Kërkesa për trajnim ushtarak u bë realitet. Gati po të njëjtit njerëz që kishin bërë kërkesë, do të trajnohen më 1991 në Shqipëri. Në Grupin e parë do të bëjnë pjesë : Zahir Pajaziti, Xhevat Qerimi, Bajram Kadriu e të tjerë. Kurse në Grupin e dytë ishin : Adem Jashari, Ilaz Kodra, Orhan Ibrahimi , Xhavit Gubetin e të tjerë…
Ky akt i shkuarjes të dy grupeve për përgaditje të ushtrimeve në Shqipëri ishte fat i jetës sime, ishte një nder,krenari dhe privilegj që t’ua jap dorën duke i përshëndetur për rrugë të mbarë dhe duke i pritur kur janë kthyer.

Me këtë rast , falenderimi i madh shkon ,në rend të parë për ata , që kanë qenë në dieni dhe kanë ruajtur sektretin gjatë këtyre tridhjetë e pesë viteve :
Shokët nga radhët e organizuara,Ambasada e Republikës së Shqiprisë në Vjenë.
Gjithësesi udhëheqësit e shtetit Shqiptar, në veçanti ata të Sigurisë Kombëtare.

(Për takimet me udhëheqësit e shtetit në Tiranë dhe ushtrimet ushtarake të viteve ‘’90 – ta do të shkruajmë në vazhdimsi…)
. Preshevë,Kumanovë
‪15.09.1988 – 15. 09.2023‬
Menderes Zeneli , Orhan Ibrahimi

Menderes Zeneli dhe Orhan Ibrahimi:  Sot tridhjetë e pesë vjet nga takimi me diplomatët e shtetit shqiptar 

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …