Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti: Emisari, Lajçak e kryetari i Serbisë, Vuçiq, ishin koordinuar që marrëveshja të zbatohet vetëm në disa pika në interes të tyre

Kryeministri, Albin  Kurti,  në një konferencë për medie, ka bërë të ditur  se në takimin e 14 shtatorit, në Bruksel ka refuzuar që marrëveshja bazike të fillohet të zbatohet nga neni për Asociacion. Shkova në takim me propozim konkret, me të cilin ne parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike, propozimi ynë bazohej në parimin gjithëpërfshirës. Në aneksin e marrëveshjes thuhet se çdo nen i saj duhet zbatuar, kjo është e zakonshme dhe logjike në zbatimin e marrëveshjes. Në takimin e dytë, me Vuçiqin u ekspozova para një skenari, të cilin  Lajcak e kishte dizajnuar kohë më parë. Ua propozova planin e punuar nga Kosova, është dokumenti i parë që e propozoj në nivel të lartë, presidenti Vuciq dhe emisari Lajçak reaguan me të njëjtin mendim, të dy thanë se ky plan është jo realist, dhe rruga e vetme për të ecur  përpara është statuti i Asociacionit. Pasi u refuzova ua shtrova një pyetje, nëse Serbia ka bërë plan, Lajçak tha po. Unë insistova që ta shoh propozimin dhe konstatova se Lajçak dhe Vuçiq ishin koordinuar që marrëveshja të zbatohet vetëm në disa pika,  që janë në interes të tyre.  Albin Kurti mendon se për këtë veprim emisari i BE-së  Lajçak duhet t’ i japë  llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Ajo se çka kam thënë në veçanti kohëve të fundit, është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie, ka thënë kryeministri Kurti, i cili deri tani i ka besuar fort Lajçakut.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …