Edi Rama

Mendimin tim për Kosovën e kam shprehur, edhe në mes të Beogradit, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka deklaruar se  nuk e ka ndryshuar mendim e as qëndrimin lidhur me marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në një konference për media pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama ka thënë se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë që e ka thënë në mes të Beogradit, pra që Serbia duhet ta njoh Kosovën. “Mendimi i Shqipërisë, i kësaj Qeverie, mendimi im në lidhje me Kosovën nuk është as sekret, as i panjohur. Është i njëjti mendim që unë e kam shprehur qysh në krye të herës edhe në mes të Beogradit. Nuk ka ndryshuar. Më këtë nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë Rama, i cili në këtë konferencë ka folur edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur” duke sqaruar se kanë qëndrime, opinionin dhe qasje të ndryshme për sa i përket kësaj çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …