Mësimi për klasat e nënta fillon me 8 qershor, por dy ditët e para mësimi mbahet online

Drejtoria për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës, njofton të gjithë drejtorët e shkollave, se mësimi për klasat e nënta do të filloj nga data 08.06.2020, dhe zgjatë deri më 19.06.2020. Në dy ditët e para ( më 8 dhe 9 qershor) mësimi do të zhvillohet nga distanca, për shkak të përgatitjes së objekteve shkollore për mbajtjen e procesit mësimor, ndërsa nga data 10.06.2020, mësimi duhet të mbahet në objektet shkollore, sipas orarit të caktuar mësimor për lëndët në të cilat do ti nënshtrohen testit të arritshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …