Meta: Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj në funksion të njohjeve të Kosovës

Meta: Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj në funksion të njohjeve të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj. Meta e ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës duke theksuar se Kuvendi mbështet punën e përbashkët të dy Qeverive në funksion të përmirësimit të partneritetit strategjik mes dy shteteve. Ai ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj të gjithanshëm në funksion të njohjeve të shtetit të Kosovës, pjesëmarrjes dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe në shërbim të konsolidimit të perspektivës euroatlantike të saj. Ndërsa ministri MPJ-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e shtetit shqiptar dhe në veçanti të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për rritjen e përfaqësimit të Kosovës në platformat rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në forumet ndër parlamentare. Kryetari Meta dhe ministri Hoxhaj kanë ndarë bindjen e përbashkët se forcimi i bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës i shërben stabilitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera fqinje si dhe agjendës euroatlantike të tërë rajonit të Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …