Brickos

Hyseni raportoi me dyer të mbyllura për zbatimin e masave që dalin nga MSA-ja

Hyseni raportoi me dyer të mbyllura për zbatimin e masave që dalin nga MSA-ja

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim. Sikurse ministrat tjerë, edhe Hyseni ka raportuar me dyer të mbyllura në këtë komision. Pas raportimit,  ai tha se është trajtuar progresi që MPB-ja e ka bërë në zbatimin e masave për zbatimin e MSA –së  nga fushëveprimi i saj. “Ishte konstatim i përbashkët që është bërë progres në këtë fushë nga MPB,  por në të njëjtën kohë konstatuam që ka edhe masa të pazbatuara që sërish në masën më të madhe lidhen me veprime ndër sektoriale ose kushtëzohen nga progresi në fushën e legjislacionit. Ishte një bashkëbisedim i mirë i asaj se ku gjendemi në fushën e zbatimit të masave që dalin nga MSA-ja e që bien në fushën e Ministrisë së Brendshme”, ka thënë Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …