Ndalohet qarkullimi i tërësishëm në rrugën Brezovicë – Prevallë, shkaku i punimeve

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, informon qytetarët e Kosovës se janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e segmentit Brezovicë – Prevallë. Andaj ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugorë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në këtë pjesë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë tërësisht”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.

Tutje bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë deri më 2 maj 2020.

Me këtë rast Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …