leoni

Michael Fallon

Michael Fallon: Britania e Madhe është kundër një force të përbashkët ushtarake në Evropë

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon i cili zhvilloi të parën vizitë zyrtare me ministren shqiptare të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, rikonfirmoi qëndrimin e vendeve që përbëjnë Mbretërinë e bashkuar, të cilat janë shprehur  kundër një force të përbashkët ushtarake, në Evropë. Sipas bisedës që zhvilluam të martën në Samitin e Bratisllavës, qëndrimi ynë është që krijimi i një force tjetër,  që mund të dublojë forcat e NATO-s, dhe një forcë e tillë nuk  është e domosdoshme. Por ne jemi në bisedime dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet europiane që janë pjesë e NATO-s, për të gjetur zgjidhje përballë kërcënimeve  të përbashkëta, që na vijnë nga rrugë të ndryshme, deklaroi Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …