Brickos

Kryeministri Kurti flet për një vendim të pesëshes së BE’së për ta njohur Kosovën

Mihael Martens: Politikat e Albin Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit, ato i hedhin benzol zjarrit

Gazeta autoritative gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung hedh hije të forta dyshimi në një shkrim, lidhur me lëvizjet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili u fajësua nga perëndimi se i hodhi benzinë zjarrit në veri të vendit me përpjekjen për të kontrolluar përmes policisë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat komunale me shumicë serbe në veri të Kosovës. Autori i shkrimit, Mihael Martens, shkruan se politikat e kryeministrit, Albin Kurti dalin të jenë  në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit, ka shkruar mes të tjerash Martens, duke sqaruar se kjo është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë, dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tani. Megjithatë, Kurti, në mënyrë të panevojshme, po ia bën të gjithë këtë mjaft të lehtë”, theksohet në shkrim.  Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiçit për destabilizimin e Kosovës dhe për t`ia hedhur fajin Prishtinës për një gjë të tillë. “Kjo nuk është në interes të Kosovës, dhe as të Perëndimit”, shkruanme tjerash analisti gjerman, Mihael Martens.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …