leoni

Mijëra protestues në Gjermani kanë kërkuar nga Qeveria shpërndarje më të drejtë të fondeve gjatë krizës ekonomike

Qytetar të shumtë kanë protestuar nëpër qytete të Gjermanisë dhe kanë kërkuar nga Qeveria shpërndarje më të drejtë të fondeve gjatë krizës ekonomike. Protestues të shumtë, nëpërmjet mbishkrimeve kanë shfaqur protestën e tyre që kishte të bënte me uljen e inflacionit, mbylljen e termocentraleve të energjisë bërthamore dhe më shumë subvencione për çmimin e energjisë për të varfërit. Protestuesit kanë kërkuar që të merren masa edhe më të mëdha nga Qeveria, në mënyrë që të ju dilet në ndihmë qytetarëve që i ka prek më shumë kriza ekonomike. Parlamenti gjerman miratoi të premten paketën e shpëtimit prej 200 miliardë eurosh, e cila synon të mbrojë kompanitë dhe familjet nga ndikimi i çmimeve të larta të energjisë. Inflacioni gjerman në shtator arriti nivelin më të lartë në më shumë se një çerek shekulli në 10.9%, i nxitur nga kostot më të larta të energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …