Millorad Dodik: Asociacioni një ditë do të jetë Republikë Serbe, edhe pse kjo nuk iu pëlqen shqiptarëve

Millorad Dodik: Asociacioni një ditë do të jetë Republikë Serbe, edhe pse kjo nuk iu pëlqen shqiptarëve

Kryetari i entitetit të Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka treguar qëllimin e vërtetë të Serbisë lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Asociacioni një ditë do të jetë Republikë Serbe”. Dodik, tha se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arriti ta kthejë çështjen e Kosovës nga një pozicion humbës në agjendë dhe në qendër të interesit dhe theksoi se serbët duhet të jenë të bashkuar dhe mblidhen për negociata.  “Ajo që duhet pasur parasysh është se duhet të shihen pasojat që kemi mundur të dëgjojmë për Kosovën, që janë se do të ndërpritet rruga evropiane, do të ndalen investimet, do të futen përsëri vizat. Këto janë pasoja të rënda. Pasojat e tilla  mund të ndryshojnë pozitën ekonomike, sociale dhe gjeopolitike të serbëve. Dodik  gjithashtu se kërcënimet nga Perëndimi janë shtuar dhe pozita e Gjermanisë është forcuar, ajo  është antiserbe në atë zonë të Ballkanit. Kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave serbe, Dodik deklaron se është mirë që po flitet për Republikën Serbe, edhe pse shqiptarët shpesh thonë se nuk e duan një Republikë të tillë në territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …