Milosh Vuçeviq: Nuk jam optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel

Millosh Vuçeviq: Situata në Kosovë është e tensionuar, incidenti më i vogël mund t’i çojë gjërat në drejtim të padëshirueshëm

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ka deklaruar se situata në Kosovë është e tensionuar  dhe incidenti më i vogël mund t’i çojë gjërat në drejtim të padëshirueshëm. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është edhe një herë duke u dërguar mesazhe serbëve se nuk janë të mirëseardhur, shkruan RTS. “Gjithçka që dëshiron Kurti është që Kosova tërësisht të pastrohet nga serbët. Komandanti i KFOR-it është në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe KFOR-i është i vetëdijshëm për obligimet e tij, është garantues i paqes dhe është i obliguar që të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, pavarësisht nga kombësia”, theksoi ai. Vuçeviç shtoi se Serbia po bën gjithçka që problemet me Prishtinën t’i zgjidhë përmes dialogut, sepse kjo është zgjidhja e vetme racionale.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …