Milojko Pantiq: Vuçiq, a e di ti se Shumadija është zemra e Serbisë, e jo Kosova?

Milojko Pantiq: Vuçiq, a e di ti se Shumadija është zemra e Serbisë, e jo Kosova?

Kosova është një histori fisnore e këtij vendi dhe historia kombëtare fillon në Orashac, jo larg nga Kragujevci.

Kemi hyrë në muajin e katërt e protestave qytetare, paqësore në të gjithë Serbinë, dhe një “mbret” politikan  serb,  thotë se protestat nuk i  interesojnë. Në të vërtetë, së pari  duhet ditur se kryeqyteti i  Serbisë, ishte Kragujevci, i cili, së bashku me Beogradin, ishin qendra e kryengritjes kundër  “dahinjeve politikë”, të cilët ashtu si dikur edhe tani e  kanë kapur shtetin, por  që protestuesit ju  kanë dërguar disa porosi.

Nuk ka asgjë më të keqe se një injorancë arrogante, kanë thënë asokohe kryengritësit e  Shumadisë. Po ti nuk e di, ti je një i vetë-shpallur studenti më i mirë i Fakultetit Juridik dhe nuk e di që zemra e Serbisë është këtu, në Kragujevc, jo në Kosovë. Sepse Kosova është një histori fisnore e këtij vendi, ndërsa  historia kombëtare fillon në Orashac, në afërsi Kragujevacit, kur në vitin  1804 Karagjorgje me shumadinasit  dhe ata të Moravës na liruan, dhe pastaj krijuan shtetin e parë në Ballkan, pas skllavërisë prej kohës së mesjetës nën turqit.

Njerëzit, të cilët në vitet nëntëdhjetë, kur Sllobodan Millosheviqi filloi  politikën e tij të  luftës, me qëllim për ta zgjidhur çështjen e Krahinës së Kosovës, ishin në të dyzetat e moshës së tyre të pjekur.  Sot ata janë në të  shtatëdhjetat e  moshën e tyre, tashmë  në pension. Janë pikërisht ata, që me  gënjeshtrat  e të gjitha llojeve do të vazhdojnë gjoja ta zgjidhin çështjen e Kosovës. Nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo, kur ju thoni se Kosova është  problemi i pazgjidhshëm, për shkak se ju doni të zgjidhni,  por  shqiptarët e kanë zgjidhur problemin. Ju, Aleksandra Vuçiq, nuk jeni politikan, aq  më pak burrë shteti dhe aspak një diktator. Ti je  një drejtor, ose më mirë, menaxher i një fabrikë e madhe politike e një gënjeshtre të  asaj që  quhet  Partia Progresiste Serbe dhe partneri i juaj i koalicionit – Partia Socialiste e Serbisë, Partia Radikale Serbe dhe ajo e Serbisë së Bashkuar.

 

“Luanët serbë” të patriarkëve

Shumë shpejt, Aleksandër  Vuçiq, kjo fabrikë do të shuhet dhe do ta humbisni punën. Meqë vazhdimisht pretendon se nuk ka të papunë në Serbi, një ditë do të jesh vetëm ti  listën e të papunëve. Dhe askush nuk do të ankohet, sepse të gjithë e dinë se ju të gjithë jeni kjo masë e gënjeshtrës – për shtatë vitet e fundit në pushtet, plus tridhjetë në politikë – ju me shumicë jeni të akuzuar për krime.

Janë mërzitur nga ti  Vuçiq, Perëndia dhe njerëzit, edhe pse ky kreu aktual suprem i llumit serb, Kisha ortodokse me Irinejin në krye nuk të  shpallen një shenjt, pavarësisht se  për Kosovën, sipas tyre je duke luftuar, si një luan.

Prelatët nuk duan të shohin, se si i përkëdheluri i tyre autoritar shkel  pothuajse përditë Kushtetutën, sepse kisha me këtë kushtetutë  është e ndarë nga shteti. Por Patriarku serb nuk do të shoh se si dikush mund t’ i shkelë shkel Dhjetë urdhëresat e ndalesat e Zotit: Ti pra, nuk vret  dhe nuk vjedh. Por Qeveria që e drejton ti vrau, Oliver Ivanoviçin dhe ti Vuçiq personalisht e vodhe shtetin nga qytetarët. Në veprim pra, është kleronacionalizmi i rremë i tipit më të sëmurë.

Dhe kur është fjala për marrëdhëniet në mes të Vuçiqit dhe Patriarku Irinej, kjo shihet te  më shumë se qindra e mijëra besimtarë që po  protestojnë kundër qeverisë. U kujtohet fjalët që para serbëve, në Kragujevc patriarkut Pavle. “Kurrë mos harroni se e keqja është gjithmonë jetëshkurtër dhe vetëm nga pamja duket e suksesshme dhe të ndritshme. Prandaj, dinakëria, e  keqja, urrejtja dhe mashtrimi  nuk kanë asnjë vlerë sidomos për jetën.” Ti nuk e di, Aleksandar Vucic, se cili ishe, as nuk prekesh nga fjalët e  patriarkut Pavle, i cili, ndër të tjera, tha edhe këtë: “Le të bëhemi njerëz edhe pse jemi serbë!” Ky ishte mesazhi për  “luanët serbe“. Ti dhe  Ireneu ishit  ata  që ndezën   zjarrin e luftës dhe shkatërruan Jugosllavinë dhe tani në të njëjtën mënyrë doni ta shkatërroni edhe  shtetin e Serbisë.

Dhe me të vërtetë, nuk mund të thuhet ndryshe për ju dahijë dhe piromananë nga SNS-ja në të gjithë Serbinë.

Javën e kaluar fermerit,  Rade Bradiç nga Kurshumlija iu kanë djegur dhjetëra hektarë dhe fushat me mjedër, nga të cilat jetonte  familja e tij, vetëm për shkak se ai i mbështeti protestat paqësore të qytetarëve. Në të njëjtën mënyrë autoritetet komunale të Kurshumlisë vepruan me Gjuriq Cahanin, po për të njëjtën arsye. Ata pas 22 vjetësh, ia anuluan kontratën e  qirasë, nga e cila mbante  familjen e tij duke paguar rregullisht të gjitha detyrimet e kontributet. Kështu urdhërojnë dhe veprojnë  autoritetet komunale në Kurshumli dhe të gjithë pushtetmbajtësit lokale, në tërë Serbinë. Thirrni  mendjes, zotërinj progresistë, sepse shumë shpejt, në një mënyrë ose në një tjetër,  Vuçiqi do të bjerë dhe ne  do të vazhdojnë të jetojnë me bashkëqytetarët tanë, edhe me ata të cilëve po u bëni keq.

Udha e thjeshtë – dorëheqja!

Nën autoritetin tuaj, Aleksandar Vucic, njerëzit do t’ iu kujtojnë si politikan që ka qenë përgjegjës për shumë  paudhësi dhe për të gjitha shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit, për të gjithë grabitjet dhe vjedhjet, për tërë  krimin e që tani dominon tokën e Serbisë. Dhe ju keni abuzuar me rregullat dhe parimet demokratike, keni shkarkuar ministrin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike,  kryeministrin, Zoran Gjingjiq. Asokohe  ju, me ndihmën e vjedhjes së votave, keni  shkatërruar edhe  demokratin,  Boris Tadiq.

Dhe çfarë tjetër dëshironi ju? T’i ktheni qytetarët në tufë dhe t’i shkatërroni?  Po kjo nuk do të bëhet. Jo thjesht, sepse në  planet, me përjashtim të Serbisë, nuk ka  një vend, tjetër si Koreja e Veriut, ku pushteti është i personalizuar në figurën e një njeriu. Në vendin tonë pretendoni të jeni ju, Aleksandar Vuçiq, ju që e doni aq shumë Serbinë sa për t’ u bërë edhe “Mbreti i diellit” të saj, me ata që ju përkrahin. Ju do të mbeteni politikani më i zakonshëm në Serbi. Të do të mbetesh një “dahi” politik, kur qytetarët e Serbisë përmes protestave do ta tregojnë vendin dhe  do të dërgojnë në margjinat e historisë. Atje do të fundosen edhe bashkëmendimtarët e veprimtarët tuaj politikë.

Nëse, të ka mbetur diçka njerëzore, ti Aleksander Vuçiq, je i detyruar ta dëgjosh mesazhin e Kragujevcit, të Shumadisë dhe tërë Serbisë. Porosia përbëhet nga një fjalë e vetme: dorëheqje. ( Al-Xhazira RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …