Milorad Dodik

Milorad Dodik, nuk heqë dorë nga rrënimi i funksionalitetit të Bosnjës as pas takimit me diplomatin Gabriel Escobar

Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, nuk është bindur të heqë dorë nga rrënimi i funksionalitetit të këtij shteti as pas takimit të sotëm me zëvendës-ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar. Escobar pas takimit me Dodikin dhe politikanë të tjerë në këtë vend tha i bindur se nuk do të ketë luftë, ndërkohë Dodik i quajti presionet nga jashtë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës. Dodik ka paralajmëruar për sot dërgimin e pesë projektligjeve për votim në Kuvendin e Republika Serbe , përmes të cilave do të tërhiqen përgjegjësitë që i janë deleguar nivelit qendror në Sarajevë. “Këto pesë ligje do të shqyrtohen në një seancë speciale. Ky set i ligjeve ka të bëjë me mbrojtjen, taksat dhe të tjera”, ka thënë Dodik.  Politikani serb ka paralajmëruar sistem të veçantë për mbledhjen e taksave  dhe krijimin e ushtrisë së këtij territori.

Kontrolloni gjithashtu

Asnjë cent më shumë” padit ZRRE-në për rritjen e tarifave të energjisë

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka ndërmarrë sot një hap ligjor kundër Zyrës së …