leoni

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila: Nuk është fare e lehtë që marrëveshja përmbyllëse me Serbinë të arrihet brenda vitit 2018

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka konsideruar se nuk është fare e lehtë që marrëveshja përmbyllëse me Serbinë të arrihet brenda vitit 2018. “Në këtë vit kalendarik është gati e pamundur që të përmbyllet, duke e marrë parasysh edhe trendin, edhe moszbatueshmërinë e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Sipas Kusari-Lilës, së pari duhet që të arrihet një konsensus i brendshëm rreth këtij procesi.Konsiderojmë që është e domosdoshme të gjitha partitë politike shqiptare, pozitë e opozitë, të ulen së bashku dhe të kenë një platformë të përbashkët. Vetëm kështu mund të arrihet konsensusi. Nëse jo, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që të ketë institucione kredibile, të cilat mund të arrijnë që ta ndërtojnë konsensusin e përbashkët”, ka saktësuar  ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …