Delegacioni i FSK-së u prit në Washington DC nga Senatorja, Joni Ernst

Delegacioni i FSK-së u prit në Washington DC nga Senatorja, Joni Ernst

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pritur nga senatorja Joni Ernst në Washington D.C.   Në takimin që zhvilloi delegacioni i MFSK-së me senatoren nga Iowa u diskutua për angazhimet e përbashkëta Kosovë-SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe për aftësimin e Kosovës në përballje me sfidat rajonale dhe globale. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nënvizoi gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në sigurinë  e rajonit dhe më gjerë. “FSK është e gatshme të fillojë tranzicionin në mandat ushtarak, duke u bazuar në Planin afatgjatë që e kemi të koordinuar. FSK-ja do të vazhdojë të jetë profesionale, shumetnike, e besueshme dhe e gatshme”, tha gjeneral Rama.  Ndërkaq, senatorja Ernst shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e saj për vazhdimin dhe  mbështetjen e  Kosovës  në ndërtimin e kapaciteteve për siguri dhe mbrojtje.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …