Mininistri, H. Çeku, i cili ka dekoruar Enver Petrovcin, mikun e Millosheviqit krenohet me Dukufestin antimoral e antikombëtar

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i njohur për skandale kombëtare e kulturore në ditën e hapjes së të ashtuquajturit Dokufest, një porno orgji e maskaradë,   ka thënë se kjo është ngjarja më me madhe e filmit në vend, dhe se këtë vit ka qenë mbështetja më madhe institucionale që i është bërë këtij festivali, në radhë të parë shkak të performancës, e cila për publikun normal mendor e njerëzor, është amorale,  lasive çnjerëzore.

Shumë deputetë dhe personalitete të ndryshme por dhe qytetarë kanë reaguar për këtë performancë të turpshme.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Eman Rrahman ka deklaruar me këtë  rast se është e tmerrshme dhe e papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë! Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë. Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqërisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi. Asnjëherë ne nuk do të lejojmë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj”, kështu ka shkruar, Eman Rrahmani. Reagime të tilla ka pas nga shumë deputetë dhe qytetaret për performancën e turpshme” siç e kanë quajtur në hapjen e Doku Fest-it në Prizren. Për Fikrim Damkën i cili është ministër i Zhvillimit Rajonal në Qeëverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti ku ministër i kësaj qeverie është Hajrullah Çeku ka thënë se, realizimi i këtyre ngjarjeve është në kundërshtim “me vlerat e historisë, kulturës dhe besimit në Kosovë”. Ata që e realizojnë këtë ngjarje, e cila është në kundërshtim me vlerat e historisë, kulturës dhe besimit tonë, kanë krijuar rrezik për të dhënë shembull të keq sidomos në zhvillimin personal dhe social të të rinjve tanë”, tha Damka. “Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne. Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor”, thuhet në reagimin e deputetes Duda Dalje.

Aktori, Enver Petrovci, me paraqitje tejet kontroverse dhe të dëmshme kombëtarisht nderohet për sikur thuhet “vepër jetësore” nga Ministria e Kulturës e Qeverisë Kurti.

 Tri vet më parë, ky aktor i shkollës jugosllave të aktrimit, mjerisht jo i vemi i tillë,  kishte deklaruar publikisht se “shumë më mirë ndihem në Beograd sesa në Tiranë apo në Prishtinë dhe kishte shtuar se  do ta jepte edhe prapanicën e tij për ta gjiruar një film, në Beograd.Kjo nuk ka asgjë të keqe kur dihet biografia e këtij, ‘gllumaci’  që i luan aq mirë rolet serbe, sa do ta jepte edhe vetëm  për to, por ankohet se nuk e qasin sa duhet në Serbi, ndërsa nuk ndihet i lirë në Kosovë dhe në Shqipëri.Ai madje kishte propozuar aktorin serb, Rade Sherbexhija, që do të mund ta luante rolin e Adem Jasharin në një film artistik.  Ky propozim antikombëtar i një aktori përkrahës të regjimit të Milosheviqit, regjimi i të cilit ka kryer krime lufte dhe gjenocid në Kosovë, vetvetiu flet se kush kanë qenë dhe kush janë sot pjella e degjeneruar e bashkim vëllazërimit, pjella e amalgamuar  serbo-shqiptare, e cila nuk heq dorë nga origjina dhe ADN-ja e përzier politike mbase edhe racore, dhe është e gatshme kurdoherë të provokojë ndjenjat atdhetare të liridashësve të Kosovës.  Madje doli se ky farë Radeja, paskësh thënë se nuk do ta luante rolin e Adem Jasharit, sepse po ta luante në kuptimin pozitiv, atë do ta bënte të pavdekshëm, dhe këtë ai nuk do ta bënte, madje as për “prapanicën” e dashnorit,  Petrovci. RKL: 28/05/2021

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …