KEK
Fillimi / Institucionet / Ministri Abrashi dhe kryetari Haliti nënshkruan memorandum milionësh për financimin e projekteve në Viti

Ministri Abrashi dhe kryetari Haliti nënshkruan memorandum milionësh për financimin e projekteve në Viti

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë. Abrashi tha se projektet që do të kryhen në Viti, mundësojnë lidhjen e qytetit me fshatra, e që do të ndikojë edhe në aspektin ekonomik. Po ashtu ai shtori se e ka në prioritet kompletimin e infrastrukturës së komunave me impakt në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, duke krijuar vende të reja të punës. Njëri ndër projektet më të rëndësishme që do ta financojë Ministria e Infrastrukturës në Komunën e Vitisë, është rruga Viti-Kerbliq-Kaçanik, e ndarë me faza dhe parashihen 2 milionë e 100 mijë euro deri te përfundimi i saj. Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se qytetarët kanë nevojë për këtë rrugë, e cila do të ndikojë në zhvillimin e fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës Viti-Kerbliq-Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të komunës së Rahovecit

Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të ...