KEK
Fillimi / Institucionet / Kryetari Haliti, ka pritur në takim, Rektorin e Universitetit te Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj, Prof. dr. Agron Bajraktarin

Kryetari Haliti, ka pritur në takim, Rektorin e Universitetit te Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj, Prof. dr. Agron Bajraktarin

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes Institucioneve komunale të Vitisë dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim, prof. dr. Agron Bajraktarin, rektor i këtij Universiteti. Kryetari Haliti e njoftoi rektorin Bajraktari rreth rrjedhave të qeverisjes lokale të Komunës së Vitisë dhe përpjekjet, të cilat është duke i bërë ekzekutivi në aspektin e zhvillimit të kësaj komune në shumë segmente të jetës. Ndërkohë, u shpreh i impresionuar për arritjet e deritanishme të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe zhvillimin e tij, në përgatitjen e kuadrove profesionale në profile të caktuara. Kurse rektori Bajraktari, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me komunën e Vitisë, pasi që një numër i madh studentësh nga kjo komunë, ndjekin studimet në këtë Institucion. Duke folur për të ardhmen, ai mes tjerash tha se vizion i USHAF-së është të jetë model i një universiteti modern, inovativ dhe i edukimit integrues, ku praktika plotëson teorinë dhe zhvillohen aftësi profesionale e hulumtuese. Mes tjerash, rektori Bajraktari theksoi se vazhdojnë të jenë të përkushtuar të ofrojnë arsim cilësor, që të përgatisim profesionistë të kualifikuar, hulumtues te përkushtuar dhe qytetarë të edukuar e të përgjegjshëm për të zhvilluar një karrierë profesionale dhe për të udhëhequr një jetë produktiv. Po ashtu, bëri të ditur se pos bashkëpunimit që kanë me Institucionet komunale të rajonit, kanë bashkëpunim tejet të mirë edhe me rreth 80 kompani të ndryshme për përgatitjen e kuadrove profesionale. Edhe kryetari Haliti shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellët me USHAF-në dhe pranoi ftesën që ta zhvilloj një vizitë së shpejti të këtij institucioni, për tu njoftuar më për së afërmi me programet që ofron ky Universitet.

Kontrolloni gjithashtu

Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të komunës së Rahovecit

Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të ...