MINISTRI BAJRAM HASANI TAKON PËRFAQËSUESIT E AKB-së

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB-së) prirë nga kryetari, Agim Shahini. Në fillim kryetari Shahini dhe bashkëpunëtorët e tij i uruan ministrit Hasani detyrën e re. Me këtë rast ata e njoftuan ministrin me historikun e themelimit të AKB-së , detyrat dhe angazhimet në promovimin e prodhuesve vendorë dhe mbështetjen e produkteve kosovare, pastaj folën lidhur me bashkëpunimin  e AKB-së me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë në këtë rrafsh etj. Ministri Hasani shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që drejton se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në të ardhmen, duke i informuar të pranishmit edhe me prioritetet që do t’i ketë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në të ardhmen.Ministri Hasani përgëzoi AKB-ën për angazhimet që po bën në promovim të prodhuesve kosovarë. Më tej ai u zotua që këto dy institucione do të vazhdojnë të jenë promotorë të krijimit të klimës së favorshme në mënyrë që këto biznese dhe këta prodhues ta kenë më të lehtë zhvillimin e veprimtarisë së tyre ekonomike në vend dhe mundësinë e qasjes në tregun ndërkombëtar. Në fund, ministri Hasani, i falënderoi drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit për vizitën dhe bashkëpunimin.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …