Ahmeti: Rruga përpara në Prishtinë është e qartë, reformat vazhdojnë, nuk ka kthim në vitin 2013

Shpend Ahmeti: Nga fundi i vitit 2013, Komuna i është kthyer qytetarëve, pronarëve të vërtetë të saj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përgjatë mandatit të parë të qeverisjes, bashkë me kabinetin e tij e kishin zotim të veçantë vendimmarrjen në lagje, zotim ky që sipas tij u realizua dhe ndikoi dukshëm në ngritjen e vetëdijes qytetare mbi nevojën e angazhimit direkt për të mirën e përgjithshme. Sipas tij, përveç kësaj, është lansuar edhe platformën e veçantë digjitale për pjesëmarrje në vendimmarrje, ku banorët e lagjes parashtrojnë kërkesat dhe votojnë për prioritetet e investimeve në lagjen e caktuar. “Nga fundi i vitit 2013, Komuna i është kthyer qytetarëve, pronarëve të vërtetë të saj. Për më pak se  4 vite, Komuna e qeverisur nga VETËVENDOSJE! ka mbajtur mbi 140 diskutime publike me qytetarë, ku është folur për problemet e për prioritetet e lagjes, dhe përmes diskutimeve të tilla janë orientuar edhe investimet prej vitit në vit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …