Behgjet Pacolli

Ministri, Behgjet Pacolli po merr pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po merr pjesë në ministerialin e Grupit të Vishegradit, plus vendeve të Ballkanit perëndimor. Gjatë pjesëmarrjes në këtë takim, ministri Pacolli u takua me shefin e diplomacisë polake, Jacek Kaputoviç theksoi se Kosova dhe Polonia janë të gatshme të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe. Unë do vizitoj Prishtinën dhe ju jeni të mirëpritur në Varshavë. Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se posa t’i jepet rasti ai do ta vizitoj Varshavën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe të forcojmë bashkëpunimin ekonomik. Ju jeni partnerët më të mirë për ne, sepse na kuptoni shumë mirë, theksoi ministri, Behgjet Pacolli. Gjatë takimit miqësor u diskutua edhe për zhvillimet rajonale. I pyetur sesi e sheh përfundimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, ministri Pacolli tha se Kosova është shtet i pavarur, i gjithë pranuar dhe Serbia fqinji i saj. Dialogu përfundimtar po bazohet pikërisht mbi këto premisa, sepse ne duam të ndërtojmë të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë. Ministeriali, që po zhvillohet pak ditë para samitit të Sofies, do të përqendrohet në problematikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimit dypalësh të vendeve pjesëmarrëse. Në të marrin pjesë shumë ministra të jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …