leoni

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim drejtorin e USAID për Kosovë, James Hope

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim drejtorin e USAID për Kosovë, James Hope

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim drejtorin e USAID për Kosovë, James  Hope, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes investimeve në projekte të reja. Ministri Rikalo e njoftoi atë me programin e ministrisë për zhvillim rural. Ai tha se ky program në vazhdimësi ka sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar rritje ekonomike në vend, vende të reja pune dhe rritje të prodhimit vendor. Ministri, po ashtu ka folur edhe për prioritetet për këtë vit,  ku ka ritheksuar se do t’i japin prioritet kryesor efikasitetit në implementimin e programeve mbështetëse për fermerët dhe agrobizneset. Ai vlerësoi lartë projektet e USAID, që sipas tij po ndikojnë në zhvillimin edhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …