Brickos

MINISTRI BYTYQI PO MERR PJESË NË TAKIMIN E 6-TË TË MINISTRAVE TË ARSIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË BEOGRAD

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga zyrtarë të MASHT-it, po merr pjesë në Konferencën dy ditore “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Edukim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion”. Në ditën e parë të Konferencës, ministri Bytyqi dhe ministrat tjerë të arsimit të Ballkanit Perëndimor, do të diskutojnë për zhvillim të politikave rajonale, prioritetet për bashkëpunim rajonal, ngritjen e kapaciteteve hulumtuese dhe inovative, reformat në arsimin e lartë, ngritjen e kapaciteteve për hulumtim në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin që ka programi ERASMUS + në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa, në ditën e dytë do të diskutohet për mobilitetin intern dhe intra rajonal. Ministri Bytyqi, e ka vlerësuar pjesëmarrjen në Konferencë si shumë të rëndësishme, fillimisht për integrimin ndërkulturor të vendeve brenda platformës, pastaj krijimin e mundësive të reja për studentët tanë për përfitimin e bursave, me qëllim studimi jashtë vendit, rritjen e bashkëpunimit në mes të të rinjve dhe hedhjen e një hapi përpara drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në kuadër të Konferencës po festohet edhe 30 vjetori i themelimit të Programit ERASMUS +. Në kuadër të kësaj komponente, Komisioneri evropian për edukim, kulturë, rini dhe sport, z. Tibor Navracsisc, përshëndeti anëtarësimin e Kosovës në programin ERASMUS + dhe bëri thirrje për vendet anëtare që të angazhohen për shfrytëzimin e fondeve të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …