Nisma për Kosovën ka reaguar pas rrahjes së deputetit, Milaim Zeka nga Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes

Nisma për Kosovën ka reaguar pas rrahjes së deputetit, Milaim Zeka nga Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes

Nisma për Kosovën ka reaguar pas rrahjes që ndodhi në studio mes deputetit të kësaj partie, Milaim Zeka dhe deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Nisma e ka dënuar sulmin duke thënë se në këtë mënyrë nuk fitohen debatet e tilla dhe se duhet forca e argumenteve politike. Deputetet e Kuvendit janë të zgjedhur për të shprehur hapur mendimet dhe qëndrimet e tyre dhe poashtu për të debatuar për çështje tjera të ndryshme. Mospajtimet janë pjesë e demokracisë, mirëpo në asnjë mënyrë ato nuk duhet të kalojnë në sulme fizike. NISMA për Kosovën i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të distancohet nga ky akt i dhunshëm, dhe të vazhdojmë ta ruajmë kulturën e komunikimit edhe në momentet kur nuk pajtohemi.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …