MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM PRESIDENTEN E RIT-KOSOVA (AUK), SHARON Y. HART

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim presidenten e RIT Kosova (AUK), Sharon Y. Hart me të cilën ka biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë. Ministri Bytyqi ka vlerësuar punën dhe të arriturat e stafit akademik dhe të studentëve të RIT Kosova (AUK), të cilët kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e standardeve të arsimit të lartë në Kosovë. Ndër të tjera, ministri Bytyqi ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë institucion të arsimit të lartë, ndërkaq ka mirëpritur vullnetin e tyre për të dhënë komente në projektligjin për arsimin e lartë. Ministri Bytyqi dhe presidentja e RIT Kosova (AUK) u pajtuan se ngritja e cilësisë në arsim është indikatori kryesor nga ku fillon zhvillimi dhe transformimi i një shteti. Ndërkaq, presidentja Y. Hart tha se ndjehet tejet e lumtur  me rrugën dhe drejtimin që ky universitet ka marrë deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …