Komandanti i UÇK-së gjatë luftës, Sylejman Selimi lirohet me kusht nga burgu pasi ka kryer 2/3 e dënimit

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Adem Demaçit

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili ndodhet në vuajtje të dënimit, i dënuar me burg nga një gjykatë e EULEX-it, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Adem Demaçit. Përmes kësaj letre ai ka përmendur edhe disa nga momentet që ai i ka kaluar së bashku me Demacin gjatë luftës ku Demaçi ishte edhe njëri nga përfaqësuesit e UÇK-së. Me dhimbje të madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta të simbolit të rezistencës dhe Përfaqësuesit politik të UCK-së Bacës Adem Demaçi. Bashkë me dhimbjen ndjej edhe krenari që e patëm Bacin Adem. Kur Adem Demaçin e takova në mes të flakëve të luftës në Drenicë e kuptuam edhe më mirë se përderisa Baca ishte në anën tonë, padyshim se edhe e drejta dhe fitorja ishte në anën tonë. Bashkë u përpoqëm dhe luftuam për liri, liri e cila shume luftëtareve iu mungon ende. Ai e diti dhe e dëshmoi se sa e shtrenjtë është liria kombëtare dhe njerëzore. Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar.

Sylejman Selimi

Dubrave, 27 Korrik 2018

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …