vipa
akp deri me 4 nentor
Fillimi / Institucionet / MINISTRI BYTYQI PRITI NJË GRUP TË NXËNËSVE DHE PROFESORËVE TË IOWA-S

MINISTRI BYTYQI PRITI NJË GRUP TË NXËNËSVE DHE PROFESORËVE TË IOWA-S

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti Brad Kinsinger nga Hawkey Community College, së bashku me studentët e klubit FFA të IOWAS dhe nxënës e profesorë të shkollave të mesme të IOWA-s, të cilët këto ditë po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë, me fokus vizita shkollave të mesme të bujqësisë dhe disa ferma bujqësore. Ministri Bytyqi ka falënderuar nxënësit dhe profesorët amerikanë për vizitën që po e realizojnë në Kosovë, ndërsa theksoi se vizitat e tilla dhe këmbimi i përvojave janë të dobishme dhe mirëseardhura kurdoherë. Ministri theksoi se tashmë kemi marrëdhënie të mira bashkëpunimi me IOWA-n, sidomos pas nënshkrimit kohë më parë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kjo do të  fuqizohet çdo ditë e më shumë me shkëmbimin e përvojave reciproke. “Zhvillimi i bujqësisë në vendin tonë, sikurse në vendin tuaj, është shumë i rëndësishëm, porse ne ende nuk i kemi shkollat e mesme profesionale në nivelin e duhur dhe kjo duhet të përmirësohet gradualisht”,  tha minstri Bytyqi, ndërsa tha se interesimi i juaj vetëm se na motivon që ta fuqizojmë akoma ,më shumë  zhvillimin e arsimit profesional bujqësor në Kosovë. Nxënësit dhe studentët amerikanë, gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojnë disa shkolla të mesme dhe ferma bujqësore për të parë nga afër se çfarë janë kushtet, si punohet dhe cilat janë rezultatet e mundshme. FFA është një organizatë dinamike e të rinjve që ndryshon jetën dhe përgatitë anëtarët për udhëheqje, rritje personale dhe suksesin e karrierës nëpërmjet edukimit bujqësor.

Kontrolloni gjithashtu

U inaugurua projekti SATOYAMA në Mushtisht të Suharekës

Në Mushtisht të Suharekës me një ceremoni rasti u bë inaugurimi i projektit SATOYAMA, projekt ...