Ministri Cakaj: Nuk ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës e as nxitim për marrëveshje të dëmshme

Ministri Cakaj: Nuk ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës e as nxitim për marrëveshje të dëmshme

Ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar me ambasadorin Richard Grenell, me të cilin bisedoi për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, ku sipas Cakajt nuk ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës e as nxitim për marrëveshje të dëmshme. Kështu bëri të ditur vet ai përmes një postimi, ku ndër të tjera theksoi se me Grenell ka biseduar edhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …