Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Përtej asaj që ngriti Gjykata Speciale

Krimi nuk është një ngjyrësh, një etnik dhe as edhe vetëm i një forme sikur e dhunoi bashkësia ndërkombëtare politikën tonë kur e shtyri ta organizoi një gjyqësi vetëm për shqiptarët, e ku apriori ajo i dha vulën fajit tonë kolektiv akoma pa nisur as hetimet.

 Në vigjilie të takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, mes Presidentëve Thaqi-Vuçiq nën dekorin e kryeministrave Hoti-Brnabiq, u nxitua konspiracioni në përmbajtje me një pamflet në dukje paranjoftim, paraljmërim-akuzën ndaj presidentit Thaqi, kryetarit Veseli dhe tjerëve që nuk përmendeshin me emra. Ky pamflet, pa përmbajtje juridike, në vete ka më shumë se një akuzë, është një goditje me përmbajtje të rreshkët politike. Dhomat e gjykatës speciale të Kosovës me seli në Hagë tronditën më shumë se veç Kosovën. Pamfleti vërtetë u mor me emra të përveçëm dhe la mjegull numrash, por bota zhurmoi goditjen për Kosovën.

Nuk zhurmoi bota e vetme, edhe brenda vendit u krijua e po mbretëron një atmosferë e nderë. Të shumtët, kjo gjendje e nderë i bëri të heshtin. Në emër të heshtjes së shumicës, jehona e atyre që po flasin po krijon përshtypjen se gjithçka po gumëzhinë. Në fakt Kosova është aty ku ishte, në një komplot në dukje, i cili për fajin e fragjilitetit në Bashkimin europian gjithnjë e më shumë po merr formë.

Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi po e kalojnë një provim të vështirë, si për fajin e fatit të Europës që ka në dyert e saja Rusinë shumë armiqësore, poashtu edhe për fajin e paragjykimieve të saja të krijuara në emër të fesë e që atyre u bënë se kemi të bëjmë edhe me kulturë e mendësi sociale të ndryshme. Fati i Turqisë, dita ditës na ndoqi hije deri në ditët e sotme, si kur ishim të pushtuar nga ajo, po ashtu edhe përgjatë këtij shekulli të mëvehtësisë së Shqipërisë dhe çlirimit të Kosovës.

Është thënë në gjithë këto vite, se Europa po e bënë njerken me shqiptarët. Edhe pamfleti i gjykatës special, sikur proceset e mëparme, na thotë se nuk është gjë tjetër vetëm se njerka po blen kohë për veten e saj, meqë gjërat kanë ardhur në dyert e një vendimarrjeje për integrimet tona.

Pamfleti, si paralajmërim i akuzës, për disa ish pjestarë të Ushtrisë sonë çlirimtare më shumë është prodhim axhendash politike se sa mendësi juridike. Koha kur ai u shpall, personazhet të cilët në të u emërtuan dhe procesi nga ku këta aktorë po mënjanohen, na thonë që nuk janë dhe nuk mund të jenë një koinçidencë fakti.

Kosova, sikur çdo vend që doli nga lufta, është krejt normale t’i ketë pikëpyetjet dhe hijet e veta në fushën e drejtësisë, të cilat pasdyshim edhe mund të jenë bërë faktorë kapjeje pushteti e shteti për veprime që qojnë në forcimin e një klase njerëzish, të cilët në një formë a në një tjetër edhe mund të jenë bartës të ndonjë veprimi të dënueshëm të së shkuarës dhe mund t’u jetë nevojitur kapja e shtetit për ta ruajtur lirinë e vet! Këtë dimenzion drejtësie nuk e ndan dot një drejtësi e imponuar si dhunim etnik e segregacionist ndërkombëtar, sikur janë dhomat e specializuara edhe pse ato na janë shitur si dhoma të Kosovës. Një drejtësi vendore do ia dilte të prodhonte akte juridike dënimesh me pasojë edhe morale. Kështu sikur dhomat e specializuara janë kuptuar në Kosovë si një verpim i jashtëm antishqiptar, të ardhura nga shërbime serbo-ruse dhe të materializuara përmes Dick Marty-t proserb dhe antiamerikan, në shtëpinë më të ndikuar nga Rusia KE, edhe mund t’ia dalin ta dënojnë ndonjërin nga të gjithë ata që do akuzojnë në aspektin juridik, por kurrë jo edhe me pasojë dënimi moral. Pra ne kemi nevojë për një drejtësi ku akti juridik prodhon edhe pasojë morale dhe këtë na e kanë mohuar UNMIK-u dhe EULEX-I për gjithë kohën, meqë ata menagjuan shtyllat përkatëse. Ata koketuan me krimin e ri dhe ish strukturat serbe të gjyqësisë që kishin verpuar në Kosovë para e gjatë lufte dhe i konvertuan ato në bartës të gjyqësisë së re të Kosovës, për çka edhe jemi këtu ku jemi.

Akuza e paralajmëruar si krime të luftës edhe mund të ketë një kuptim dyshimi hipotezues, meqë Kosova si bartëse e luftës çlirimtare ishte palë e involvuar, dhe kjo re e shpikur armiqësisht mbi Kosovë do davaritej shpejt, sepse janë të njohura kriteret se çfarë quajmë krim lufte. Kosova çlirimtare nuk njeh në gjithë zhvillimet e luftës së saj asnjë fëmijë, grua apo plak e plakë serbe jo vetëm të dhunuar e vrarë, por as të cenuar. Një gjë të tillë as e ka njohur realiteti në Kosovën e kohës së luftës dhe as e ka regjistruar ndonjë agjensi mediatke a organizatë e të drejtave të njeriut etj.

Lufta çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë veprime kundër civilëve serb, Kjo e vërtetë qëndron në gjithë statistikat e kohës. Pastërtia e luftës sonë çlirimtare e shtyri Serbinë në gabime, me çka ajo simuloi sulme kundër serbëve e jo vetëm. Një sulm të tillë ndaj të rinjëve serb në lokalin PANDA në Pejë, të cilin pas shumë viteve e dekonspiroi Vuçiç në procesin e një lufte të brendshme politike në Serbi, e ka tashmë drejtësia dëshmi dhe orientim piste ku mund të ngris hetime të shumta për sa ka ndodhur te ne. Të tilla veprime të shërbimeve serbe do zbuloheshin pas hetimeve edhe për ngjarje të shumta që kanë tronditur hera herës Kosovën në gjithë këto vite edhe pas lufte, qofshin ato goditjet që kanë rezultuar ndër shqiptarë për të krijuar hendekun politik qofshin te serbët për ta ruajtur kontrollin e Serbisë mbi komunitetin serb te ne për ta manipuluar dhe krijuar mashtrimin optik para ndërkombëtarëve për rrezikun ku kinse u ndodhkan serbët në Kosovën e çliruar!

 

Pyetjes, ku ndodhet Kosova sot, duhet t’i përgjigjet bashkarisht gjithë faktori politik shqiptar. Vetëm një bashkim i tillë do e nxirrte Kosovën nga rutina ku e kanë futur pafuqia verpuese e Europës me braktisjen që i kanë bërë politikat e munguara të lidershipit shqiptar në mungesë kapacitetesh e fodullëk mediokrish.

Të gjithë sa jemi qytetarë me etni shqiptare në rajon, duam dhe do të duam përgjigje në shumë pikëpyetje për të bëmat e kohëve që na kanë tronditur sa herë kanë ndodhur veçanarisht vrasjet, sepse ato janë akti që nuk e kthejnë më mundësinë në vendin e vet. Nuk mund e nuk duhet të mbyllet kujtesa e tyre nëpër dyert e harresës. Armiqtë e këtij vendi janë përpjekur të verpojnë parreshtur dhe të godasin fort.

Që nga vrasjet në Shtutgart e deri te vrasja e ikonës bërëse të UÇK-së Qerim Kelmendit ky vend kërkon drejtësi. Nuk mjafton të themi: ata i vrau UDB-a. Nuk  duhet të mjaftohemi për gjithë ato vrasje qofshin me motive politike a etnike në gjithë këto dekada dhe të themi ata i vrau koha. Nuk mjafton të themi, se terenin për vrasjen psh të Qerim Kelmendit (vrasjes së fundit që shokoi vendin) e ndërtoi klima që krijuan Bota Sot e Mazrekajt nëpër vite shkrimesh apo Baton Haxhiu cytës me KLAN-in Kosovar që drejtonte, duke e afektuar opinionin me dëshmi përtej çdo kodi moral e juridik, edhe pse këtë shtrim tereni a mjegulle, Serbia a kushdo vrasës tejtër e pret si qorri sytë edhe po të mos e organizoi vet.

Edhe përtej këso cytjesh a mjegullash që mund të jetë prodhuar nga mediumet apo debati i ushujzave në shoqëri, neve si popull na duhen para drejtësisë dorasit, ajo zgjatja reale e përtej gjuhës së helmatosur, ajo fshefja e nëncytjes që mund të jetë prodhuar nga këso mediumesh, ai plani ogurzi dhe dora që ka marrur jetë njerëzish.

Edhe sot mjerisht, me vrap e në alarm po ngritet mjegull, sikur në rastin e Qerimit Kelmendit dhe jo vetëm të tij. Sot po e bënë të mençurin secili zhurmagji që mund ta ketë fytin e lagur nga dinari serb a nga tepria e budallëllakut që ia ka falur makutëria si dënim fati a mallkim hyjnor. Ne nuk i ndajm dot cili është i dinarit apo cili i kaptinës së bjerrë e dënimit të fatit! Por, lexojmë në tymin e secilit ligjërim mjegulle një rrezik ku dora serbe mund të operoj me lehtësi dhe të na godas me Qerim Kelmenda të tjerë, që mund të na ktheheshin në mallkim për të gjithë ne bashkë, sepse jo gjithmonë kemi të bëjmë me familje që rreziqet për kombin I lexojnë edhe në ballin e fatkeqësive të veta sa do të rënda të jenë ato.

Se Kosova dhe shqiptarët e ndjejnë peshën e përgjegjësisë ndaj çdo akuze, qoftë edhe e padrejtë si në rastin Haradinaj apo Limaj, e ka dëshmuar duke mos i bishtnuar asnjë thirrjeje për tu hetuar nga asecila gjykatë UNMIK, EULEX apo ajo e Hagës. Kjo mjafton të themi se ajo është e denjë ta pranoi faktin se në Kosovë duhet të gjejnë drejtësi viktimat e çdo natyre, e çdo etnie dhe e çdo kohe, qofshin ato krime të ndodhura brenda vendit dhe që janë krime mbi njerëzit e këtij vendi kudo, apo jashtë saj mbi njerëzit e saj, sikur është vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës dhe cilës do si këto.

Edhe të rinjtë e lokalit Panda në Pejë e kushdo tjetër kërkojnë drejtësi. Të gjithë kërkojnë drejtësi këtu. Të gjithë ata doras kriimesh, duhet të marrin dënimin edhe juridik edhe moral. Këtë dënim e jep vetën organi i drejtësisë në vendin tonë. Andaj, meqë jemi në këso situate, ku na kanë sjellur bashkësia ndërkombëtare dhe miopët bukëshkalë ish deputetët tonë, kuvendi ynë e ka një detyrë para vetes, ta plotësoj gjykatën sçeciale me ligje kundër krimit pa dallim në gjithë gamën e tij.

Të gjithë të vrarët, nga Gërvallët me Kadri Zekën e deri te Qerim Kelmendi, Enver Maloka a Bejadin Allaqa qofshin, asnjëri nga ta nuk do të donte sot të ishte objekt në duart e Serbisë për ta vrarë Kosovën. Ata të gjithë rrinë e presin në fatin e vet, që ne si shoqëri dhe drejtësia jonë ta zbardh të vërteten e tyre, t‘i kapim dorasit e vrasjeve të tyre. Atyre nuk u bëhet drejtësi duke i fyer, duke i vrarë sikur askush nga ta  nuk do donte, të zbardhej vrasja e tyre duke u përdorur objekt në duart e Serbisë për ta vrarë pikërisht atdheun e tyre. Ata duan drejtësi në vendin e tyre nga gjykatat e tyre dhe jo turpnim së vdekuri!

Vrasjet politike apo etnike, të brenda klasës apo të pushtetruajtjes, nuk kanë tjetër emër dhe janë veçse vrasje. Si të tilla ato duan përgjigje, dhe atje ku mungojnë duan vendvarret! Këtu të gjithë jemi të një mendjeje. Unë dhe secili nga ne si qytetar, ndjehemi mirë vetëm kur ta dimë rrëfimin e atyre vrasjeve, derisa familjarët do ndjehen të qetë vetëm kur kanë eshtrat për një varr. Nëse lufta ka vrarë, ne si qytetarë dhe historia duhet ta dimë tradhëtinë që ka arsyetuar aktin, nëse individi ka vrarë ne duhet ta dimë dorasin, natyrën dhe përmasën e krimit!

Por, sikur e thashë më lartë, dhomat e specializuara, meqë janë imponim i jashtëm, nuk do t’ia dalin kurrë t‘i bashkojnë dy dimenzionet e një dënimi, pa të cilat nuk kemi të bëjmë me drejtësi në vetvete. Një aktdënim juridik pa pasojë morale prodhon mjegull nëpër shumë të vërteta të hipotezuara me bredhje kuloareve. Këtë po na e rezervojnë dhomat e specializuara si bashkangjitje dënimit kolektiv për ne që në themelim të tyre.

Ne kemi nevojë për diçka më shumë se kaq. Kosova e ka historinë e saj, ka heronjtë dhe ikanakët, ka tradhëtarët dhe kolonën e pestë, ka fajtorët e të djeshmes e të sotmes. Të gjithë këta duhet emërtuar me të bëmat e veta dhe proceset e tilla duhet të bëhen nga institucionet tona. Ndryshe nuk zë vend asnjë gjykim.

Kjo tallje me Kosovën duke ngritur aktakuza të bujshme dhe duke krijuar huti e kundërshti, duke na e rezervuar fatin e fajtorit kolektiv që me akt themelimin e kësaj gjykate, ky dhunim imponues që na e ka bërë bashkësia ndërkombëtare edhe na ka fyer si shoqëri, na ka shtyrë deri në barrikadim pro të akuzuarve ku secili sot ndjehet mirë Se shoqërit ndikohen edhe nga mënyra se si I qaset një materjeje, mjafton të shohim miniaturën reaguese të klasës çlirimtare dhe jo vetëm asaj kundrejt vrerit që lëshoi Veton Surroi, neveritja nga prodhimi i BIA-s serbe Nazim Bllacës e shembuj pafund gurësh nëpër këmbët tona.

Ne nuk kemi nevojë për dhuratën ruso-serbe me petkun europian të hipotezimit të Kosovës Kriminele lufte e ndaj njerzimit duke tundur në ajr akuza të servuara me marifetet e BIA-s serbe. Çdo akuzë e tillë, ndaj cilit do individ a zyrtar të së djeshmes sonë çlirimtare a të sotmes institucionale a përfaqësuese nuk është gjë tjetër veçse një synim politik në duart e hileqarëve të jashtëm dhe armiqve tanë.

Dhomat e specializuara bazuar në orientimet që kanë marrur nga BIA serbe dhe nga akuzat e goxha eksponentëve të LDK-së për vrasjet politike, ia kanë dalur ta bëjnë objekt trajtese materien e akuzës që ia mveshin Kosovës apo këtyre bartësve të akuzave me provokimin që i kanë bërë opinionit për emrat e viktimave që kanë përfshirë. Por, secili familjar apo shok rreshtimi politik i viktimave që i janë hedhur opinionit në eter për ta sfiduar me mashtrimin që mund të shkaktoi dhimbja për të afërmit e tyre, duhet ta dij, se drejtësia për të afërmit e tyre dhe bashkëqytetarët tonë është drejtësi vetëm kur ajo ka edhe pasojën morale të dënimit, që do të thotë dënimi këtu dhe nga organet tona.

Të afërmit apo shokët tonë nuk marrin drejtësi duke u bërë plumba në armët serbe për ta vrarë Kosovën dhe shqiptarët, dhe ne këtë fat nuk duhet as t’ua dëshirojmë dhe as t’ua dhurojmë!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …