leoni

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: ANTIVLERAT NË POLITIKËN SHQIPTARE DHE TEJKALIMI I TYRE DREJT NJË POLITIKËBËRJE TË RE KOMBËTARE

“Është koha e maskarenjve

Por atdheu i shqiptarëve!”

(Ali Asllani)

 

 

Në politikën shqiptare, në periudhën postkomuniste, ka ndikuar negativisht një numër të gjerë antivlerash.

Mund të thuhet se ky tranzicion ka pasur një karakteristikë e qenies tejmbushur me antivlera që kanë prekur politikëbërjen dhe vendimmarrjen kudo në trevat shqiptare. Këto dukuri janë të pranishme jo vetëm tek politika ditore, por edhe tek ata që quhen veten veprimtarë të çështjes kombëtare!

Do t’i analizojmë këta:

  1. Egoja e tepruar dhe mendjemadhësia.

Shumica e politikanëve kanë ego të tepruar dhe mendjemadhësi. Ata na vijnë para publikut si zota në tokë që mund të bëjnë çdo gjë. Krekosen dhe kapaidisen si pula në pleh, pa pasur merita reale. Nisen nga unin e tyre në përqendrimin e punës dhe harrojnë se ata duhet të jenë në shërbim të popullit. Kjo çon në një seri antivlerash të tjera.

  1. Karrierizmi dhe bajraktarizmi

Vrapi për kolltuk, për një pozitë, për të qenë i pari në katund më mirë sesa i dyti në lagje janë antivlera që kanë burim të tyre në serinë e parë të antivlerave – egoja e tepruar dhe mendjemadhësia. Praktikisht, politika shihet jo si shërbim publik por mundësi për të pasur një karrierë. Politikanët vrapojnë për pushtet, për të qeni i pari, duke harruar se ata nuk janë armiq me njeri tjetrin, por që kanë armiq të jashtëm më të fuqishëm. Kjo çon në gjendjen e sotme faktike të përçarjes së tejskajshme të klasës politike dhe të popullit.

  1. Gjuha e urrejtjes politike dhe mesazhi armiqësor mes politikanëve.

Politikanët, në vrapin e tyre për kolltuk, shihen veten si armiq të njeri tjetrit. Gjuha e urrejtjes politike dhe mesazhi i urrejtjes polarizon dhe krijon sfera të urrejtes  në masat e gjera popullore, të shëndrruar në militantë politikë. Mesazhi armiqësor, i dubluar me antivlerën e tregimit të thashethemeve për kundërshtarin politik çon në një luftë e përhershme politike për pushtet, duke harruar se ata janë shërbëtorë të shtetit dhe publikut të gjerë.

  1. Përçarja

Ishte një thënie e vjetër: “përçaje e sundo!”. Të gjithë këto antivlera të sapothënë më sipër çojnë në përçarjen e klasës politike dhe të lëvizjes kombëtare dhe në dobësim të shtetit. Sigurisht se nga kjo përfitojnë armiqtë të panumërt të jashtëm. Nuk do të themi se ata kanë krijuar këtë përçarje të madhe politike mes politikanëve, por se ata fërkojnë duart, qeshin e përfitojnë nga kjo, besoj se është e saktë.

  1. Korrupsioni, rryshfetmarrja dhe përfshirja e botën e krimit

Kjo vepër penale është kanceri i politikës shqiptare. Politikanët e korruptuar që bëhen idhtarë të botës së krimit, janë shkak të një politike e alteruar dhe të mykur që i vjen era e kriminalizimit dhe mafies.

  1. Mungesa e atdhedashurisë dhe patriotizmit

Shumica e politikanëve mund të kenë çdo gjë në shpirtin e tyre, por ata kanë një mungesë të theksuar të atdhedashurisë dhe patriotizmit. Mendoj se shumica e tyre nuk e duan atdheun, Shqipërinë e dashur, dhe ata e kanë shkatërruar dhe plakur Nënën Shqipëri.

Duke analizuar shkurtimisht këto antivlera, shikojmë se politika shqiptare vuan shumë dhe është larg së qenit një politikë e mirëfilltë demokratike dhe bashkëkohore. Politikanët e prekur nga këto antivlera duhet të reflektojnë dhe të lejojnë egon e tepruar, mendjemadhësinë, bajraktarizmin, përçarjen dhe korrupsionin etj. dhe të mos lejojnë të bëhen pre të tyre. Por, klasa politike anadollake e tranzicionit është e vjetëruar. I kemi të njëjtat figura  (me ndryshime të vogla) që 30 vjet. Është koha që këta të lejojnë të rinjtë të drejtojnë shtetin. Vetëm ashtu politika shqiptare do të largohet nga kalbëzimi i antivlerave. Është koha për një politikë e re kombëtare me një klasë politike e re kombëtare!

Rumani, 26 qershor 2020

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …